Ndërsa Halloween duket pak më ndryshe këtë vit, dekorimet drithëruese, ushqimet dhe veshjet e frikshme nuk munguan. Shumica e traditave më ikonike të Halloween-it janë rrënjosur thellë në histori, që datojnë nga Irlanda e lashtë.  

Kemi renditur disa të dhëna të dëgjuara shumë pak ose aspak nga historiku i kësaj feste.

Emri "Halloween" është një version që vjen nga "All Hallows Eve".

Sipas Merriam-Webster, emri "Halloween" fillimisht erdhi nga All Hallows 'Eve - nata e dytë e një festivali të quajtur ‘Samhain’, që daton që nga paganët në Irlandë.
 
"Hallow" vjen nga një mbiemër anglisht i vjetër që do të thotë "i shenjtë", dhe "eve" i referohet mjedisit të mbrëmjes. ‘All Eve Hallows u shkurtua në "Halloween" në shekullin e XVI.

Po të mos ishte vala e imigrantëve irlandez që iknin për të shpëtuar nga uria, mund të mos kishim Halloween në Amerikë.

Nga mesi i shekullit të 19-të,vetëm disa  vende në Amerikë festonun në një formë të butë Halloween-in, duke përfshirë tregimin e historive fantazmë, ligësitë, veshjet e frikshme, etj.
 
Por uria shkatërruese në Irlandë që filloi në 1845 shkaktoi imigrim masiv - më shumë se 1.5 milion irlandezë u larguan në Amerikë gjatë asaj kohe. Ata çuan dhe traditat e tyre të hershme të Halloween-it dhe festa u kap shpejt, duke u përhapur në të gjithë vendin.

 

Gratë bënin lojëra në Halloween për të gjetur se si do të ishte burri i tyre i ardhshëm

Për shumë gra në fillim të shekullit XX, Halloween ishte festa ku mund të gjenin dashurinë. Lojërat si ‘Snap Apple’ ishin të njohura, në të cilat pjesëmarrësit mund të përdornin vetëm dhëmbët e tyre për të kafshuar një mollë të varur me një litarë. Ajo e cila do të mbaronte më shpejt do të martohej. Gratë gjithashtu hidhnin lëkura molle mbi shpatullat e tyre, duke shpresuar që mbetjet të binin në dysheme në formën e inicialeve të burrit tyre të ardhshëm.

‘Bobingu’ për mollët daton që nga një festival antik romak i quajtur "Ponoma".
  
Gjatë shekullit të 18-të, "bobbing" u rrit në popullaritet në perandorinë britanike dhe ishte një mënyrë tjetër për të flirtuar me një partner të mundshëm. Pavarësisht nga një rënie e shkurtër e popullaritetit, loja u ringjall nga irlandezët kur ata emigruan në Amerikë. Nuk e dimë nëse kjo traditë do të mbetet ende në një botë të mposhtur nga koronavirusi.

 

Ne hamë karamele  për Halloween për shkak të "ëmbëlsirave të shpirtit", një ushqim i ëmbël që përdorej për të shpërqendruar fantazmat në Mesjetë.

Rreth vitit 1200 - në vende si Britania, Irlanda dhe Gjermania - "ëmbëlsirat e shpirtit" u rritën në popullaritet. Të bëra nga erëza të shtrenjta si shafrani dhe rrush pa fara, këto ëmbëlsira kishin për qëllim të nderonin dhe të shpërqendronin fantazmat që endeshin më 31 tetor.
 
Ndërsa koha kalonte, lypësit shëtisnin derë më derë duke kërkuar "ëmbëlsira shpirti" nga të pasurit, duke u ofruar të luteshin për të afërmit e tyre të vdekur në këmbim. Por në vend që të thoshin "treat or trick", ata do të thoshin: "Një tortë shpirti, një tortë shpirti, kimëshirë për të gjithë shpirtrat e krishterë për një tortë shpirti!”


 Amerikanët shpenzuan mbi 8.8 miliardë dollarë në Halloween vitin e kaluar - duke e bërë atë festën e dytë më të madhe, pas Krishtlindjeve.

Amerikanët shpenzuan gati 9 miliardë dollarë për Halloween në 2019. Këtë vit, NRF pret që shpenzimet e konsumatorëve të bien, duke parashikuar 8.05 miliardë dollarë që do të shpenzohen.

Kostumet "Sexy" të Halloween-it datojnë që nga vitet 1970.

Çlirimi seksual i viteve 1970 i homoseksualëve, solli organizimin e paradave me kostume seksi. Parada homoseksuale në zona si Greenwich Village dhe Key West filluan të shfaqeshin - dhe bashkë me ta, kostume seksi.

Ju mund të keni një frikë shumë reale nga Halloween –e cila quhet samhainophobia.

Forbes e përkufizon samhainophobia si "një frikë e vazhdueshme, anormale dhe e pajustifikuar e Halloween, megjithë kuptimin e vetëdijshëm nga individi dhe sigurinë nga të tjerët se nuk ka rrezik".
 
Por mos e ngatërroni me pjesën sesa ka dëshirë një person të organizohet për këtë festë. Samhainophobia është një gjendje klinike dhe psikologjike. Madje ka trajtime në dispozicion për të.