Aktori Sean Connery, i njohur për portretizimin e tij si James Bond, është ndarë nga jeta në moshën 90-vjeçare. Lajmi vjen nga familja e tij, e cila thotë se për një kohë të gjatë Connery vuante nga një sëmundje e rëndë. Jason Connery, i biri, pasi dha lajmin e trishtë të ndarjes nga jeta, tha se baba ii tij ishte i rrethuar nga e gjithë familja kur ndërroi jetë në banesën e tij, në Nassau.

“Sean vdiq i qetë në gjumë, pasi ishte i sëmurë për ca kohë",- ka deklaruar i biri i aktorit. “Një ditë e trishtuar për të gjithë ata që e njihnin dhe e donin babanë dhe një humbje e trishtë për të gjithë njerëzit në të gjithë botën që gëzuan dhuratën e mrekullueshme që ai la si aktor."

Aktori skocez ishte i pari që solli rolin e James Bond në ekranin e madh, i cili u shfaq në shtatë seriale triller.

Filmat e tjerë të Sir Sean ishin: “The Hunt for Red October”, “Highlander”, “Indiana Jones” and the “Last Crusade” and “The Rock”.