Sot është një ditë e rëndësishme për amerikanët të cilët do të zgjedhin presidentin e ardhshëm. Mirëpo, në këto raste nuk kalojnë pa u vënë re as detaje të tjera, e sidomos kur kanë të bëjnë me Zonjën e Parë. Melania Trump ka dalluar gjithmonë për elegancën dhe stilin e saj, prandaj ka qenë i madh kurioziteti se çfarë zgjodhi të vishte ajo teksa shkonte për të votuar.

Zonja e Parë u shfaq në qendrën e votimit e veshur me një fustan Gucci, të bardhë me printe, që kushton plot 4500 dollarë. Ajo mbante një çantë Hermès Kelly dhe këpucë Christian Louboutin - një veshje që në total kushton mbi 20,000 dollarë.

Por mungonte një aksesor shumë i rëndësishëm - një maskë fytyre. Melania ishte personi i vetëm që nuk kishte maskë kur hyri për të votuar. Ndërsa ajo votoi, zëdhënësja e saj, Stephanie Grisham, tha se askush nuk ishte pranë Zonjës së Parë për shkak të distancës shoqërore dhe privatësisë që votuesit marrin.

Trump, 50 vjeç, njoftoi muajin e kaluar se ishte shëruar nga COVID-19 dhe kishte rezultuar negative ndaj testit të fundit.

Ajo votoi në një qendër votimi në Palm Beach, Florida pranë Mar-a-Lago. Melania nuk tërhoqi vëmendje vetëm për veshjen e shtrenjtë dhe mungesën e maskës, por edhe sepse zgjodhi të shkonte vetëm për të votuar. Duke folur para gazetarëve që e pyetën pse ajo nuk votoi me bashkëshortin e saj në Sunshine State javën e kaluar, Zonja e Parë shpjegoi: "Është Dita e Zgjedhjeve, kështu që unë doja të vija këtu për të votuar sot për zgjedhjet."

Mbase Melania nuk donte të rrezikonte sërish si në zgjedhjet e 2016-ës, kur Trump u kap duke parë fletën e saj të votimit.