Duke filluar nga veshja, flokët, karrigia ku vallëzonte e deri te mënyra si binte ndriçimi, performanca e Jennifer Lopez në American Music Awards të dielën në mbrëmje për disa dukej shumë e njohur.

Këngëtarja bëri një performancë seksi së bashku Maluma-n, për këngën e tyre “Pa’ ti”, në shfaqjen e çmimeve dhe njerëzit në rrjetet sociale filluan menjëherë të tregonin ngjashmëritë me performancën e Beyonce-s me Jay Z, në Grammys 6 vite më parë.

J.Lo veshi një body të zi, njësoj si Beyoncé kur këndoi "Drunk In Love" në Grammys.

Të dyja këngëtaret kishin të njëjtin model flokësh, me onde të lagura, si dhe vallëuan në një karrige ku ndriçmimi binte i vijëzuar.

Kjo e ka bërë internetin të ndahet në dy grupe, ata që mendojnë se Jennifer e ka kopjuar Beyonce-n dhe ata që thonë se thjesht është frymëzuar. Nuk e dimë cila është e vërteta, por ngjashmëritë janë të pamohueshme.