Arkitektë të mesjetës, qytete të shkreta dhe fshatra të largëta, ajo që tingëllon si përbërësit e një filmi horror, mund të jetë në të vërtetë receta për hotelin perfekt të epokës Covid. Që nga vitet 1990, Italia ka qenë pioniere e një modeli turizmi të njohur si “albergo diffuso” – ose hotel i shpërndarë.

Këto lloj formatesh përfshijnë instalimin e një hoteli të plotë në ndërtesa të ndryshme të një fshati kryesisht të braktisur.

Shumica e këtyre fshatrave shekullorë kanë vuajtur nga shpopullimi, ndërsa banorët lëvizin në qytete më të mëdha në kërkim të punës – i njëjti problem që ka frymëzuar shumë fshatra italianë të shesin shtëpi për shumë pak lekë. Sipërmarrësit e hotelerive i kanë marrë këto qytete fantazmë dhe i kanë shndërruar ato në banesa shpesh luksoze, me turistët në gjendje të qëndrojnë në ndërtesën e tyre individuale, por më pas të hanë në një restorant ose ndoshta të vizitojnë një SPA të instaluar në një pjesë tjetër të fshatit.

Ndërsa udhëtimet fillojnë të kthehen me perspektivën e një vaksine, ka të ngjarë që shumë turistë të favorizojnë akomodimin që ofron mundësinë e distancës shoqërore, dhe pikërisht në këto lloj hotelesh ku çdo gjë bëhet më e thjeshtë në një kohë pandemie.