Justifikimet më të përhapura përse njerëzit heqin dorë nga mëngjesi janë:

nuk kanë uri
nuk ua përballon stomaku
nuk kanë kohë.
Kjo e fundit, sipas ekspertëve, është arsyeja përse një grua nuk ha mëngjes.

Ama nga ana tjetër, një grua që nuk ha në vaktin e parë të ditës, është më e stresuar gjatë ditës.

Sipas këtij studimi, mungesa e ushqimit në mëngjes nxit rritjen e niveleve të kortizolit që është hormoni i stresit e kjo është arsyeja përse shumë gra mund të bëhen edhe nervoze gjatë paraditës.

I njëjti studim shpjegon se mungesa e mëngjesit shkakton rritje të tensionit të gjakut tek gratë.

Sipas ekspertëve, ora 7 është ideale për mëngjes ndërsa darka për një grua duhet ngrënë minimalisht 3 orë para gjumit.

Çfarë Duhet Të Hajë Një Grua Për Mëngjes

Ushqimet më të rekomanduara nga ekspertët për gratë që të kenë një mëngjes përmbushës dhe energjik janë:

Tërshëra
Vezët
Avokado
Boronicat
Kosi
Qumështi
Kumbullat e thata
Farat chia ose të linit
Peshku Ton
Gjiza


Ekspertët këshillojnë që një grua të ushqehet mirë dhe të marrë ushqyesit e nevojshëm si kalciumi, fibra, proteina dhe vitaminat.

Disa ide të thjeshta për vakte të nevojshme për gratë

Disa alternativa të shëndetshme për ushqyerjen e një gruaje

mëngjes – drithëra me drith të plotë me qumësht ose kos
paradite – kafe me qumësht
drekë – panine me sallatë jeshile, perime e mish pule e një mollë
pasdite – një grusht me arrorë të ndryshëm dhe një kafe me qumësht.
darkë – makarona me mish të grirë mishi, fasule tëkuqe, sallatë jeshile me domate
mbrëmje – kumbulla të thata dhe një racion kos.


Ekipet e studiuesve dhe mjekëve në mbarë botën thonë njëzëri se mëngjesi ofron shumë përfitime për shëndetin dhe mirëqenien e organizmit.

Mëngjesi është një vakt që të mban ngopur për shumë gjatë, por edhe përmirëson cilësinë e ushqyerjes dhe ndjeshmërinë e insulinës.

Ky vakt ofron kalori të cilat ‘ndezin’ metabolizmin dhe ofrojnë energji për të përballuar sfidat e ditës.

Për më tepër, njerëzit që hanë mëngjes kanë një peshë më të mirë e më të shëndetshme trupore.

Ekspertët thonë se heqja dorë nga mëngjes mund të nxisë shfaqjen e sëmundjeve si : diabeti i tipi 2, tensioni i lartë i gjakut dhe mbipesha./AgroWeb/