28 nëntori në familjen e Miriamit dhe Albanit është një festë e dyfishtë. Veçse festa e flamurit, kjo datë përkon edhe me ditëlindjen e Amelisë. Sot, ajo bën 5 vjeçe dhe nuk mungoi një urim publik nga të dy prindërit e saj.

Albani zgjodhi të uronte me dy fjali, duke shkruar: “Gëzuar dashuria e babit. Gëzuar Shqipëri.”

Ndërsa Miriami u zgjat pak më shumë.

“Gëzuar 5-vjetorin princesha e mamit. Ti je frymëzimi i shpirtit tim dhe bekimi më i madh që jeta më dhuroi bashkë me vëllain tënd. I lutem Zotit çdo ditë të gëzosh vetëm shëndet dhe lumturi në jetë,” –shkroi ajo, duke shtuar: “Jemi me fat që në këtë ditë të shënuar kemi një tjetër arsye të madhe për të festuar e gëzuar. Gëzuar Shqipëri! Uroj që viti i ardhshëm të na gjejë të gjithëve të sigurt e me shëndet mbi të gjitha.”

Një javë më parë, Miriami rrëfeu në një intervistë me revistën Class ndjesitë e saj si nënë e dy fëmijëve, foli për marrëdhënien me Albanin dhe ndau ekskluzivisht projektin e saj të ri, linjën e veshjeve për fëmijë, Mimi. Intervistën e plotë e gjeni duke klikuar më poshtë.

MIMI - Miriami sjell në jetë 'fëmijën e tretë'