Janë bashkë prej disa kohësh, por Sara dhe Ledri e bënë publike lidhjen vetëm pak kohë më parë. Pas shumë lajmesh e fotosh që qarkullonin në rrjet, ata konfirmuan edhe lajmin se ishin në pritje të fëmijës së parë.

Nëse pak muaj më parë ishte vështirë të gjeje një foto të të dyve së bashku, tanimë çifti poston pafund shkrepje. Mirëpo, të gjithë kanë kuriozitet të shohin foton e parë të Sarës dhe Ledrit bashkë. Sara i është përgjigjur kërkesës së një ndjekësi/e dhe ka publikuar këtë foto, ku të dy duken shumë të dashuruar dhe të lumtur.

Si fotoja e parë që është, s’mund të ishte më romantike se kaq.