Portieri i kombëtares shqiptare dhe skuadrës italiane S.P.A.L është shtruar në spital për shkak të Covid-19. Lajmin e kanë bërë të ditur mediat italiane, duke publikuar edhe deklaratën e S.P.A.L.

Berisha u konfirmua pozitiv me Covid-19, 5 ditë më parë, më 27 nëntor, por duket se orët e fundit ka pasur nevojë për ndihmë të specializuar.

"S.P.A.L. srl njofton se pas testit pozitiv ndaj Covid-19, të konfimuar të premten, 27 nëntor, në orët e kaluara portieri bardheblu Etrit Berisha u shtrua në departamentin e specializuar Covid-19 të Spitalit Cona për të kryer hetime klinike", -thuhej në deklaratë.

Nuk dihet gjendja aktuale e portierit.