Rreth një vit më parë Ermal Mamaqi themeloi platformën TiDi, e cila u vu në ndihmë njerëzve në çdo sektor. Trajnimet nëpërmjet saj zhvillohen në forma të ndryshme, në varësi të trajnuesve. Për shembull, studentët kanë mundësinë të jenë në webinare live me trajnuesin, për të cilat vendosen data të caktuara sipas axhendës së trajnuesit. Ndërsa në rastet kur antarët e TiDi aksesojnë paketën e kursit trajnimet /audiot/librat, mund t’i ndjekin në çdo moment, kudo që janë. Gjithashtu mund të kontaktojnë në kohë reale me trajnuesin e tyre duke bërë komente apo pyetje në mesazhe private.

Ai ka publikuar së fundmi projektin e radhës, në të cilin ofron trajnime dhe manual për mënyrën se si të jetoni dhe se si të gjeni rrugën drejt suksesit. Projekti përbëhet nga 8 pika dhe përfshin trajnime për karrierën dhe formimin profesional, si dhe takime me njerëz të njohur të suksesshëm shqiptar dhe të huaj. Çmimi i këtij trajnimi, 24 mijë euro në vit, solli shumë reagime dhe Ermali dha një përgjigje për to:

"Ne Shqiptarët jemi Fantastik.
Nëse merresh me drogë, bën vrasje, vjedhje, korrupsion për ty thonë, "Hallall ja boftë Zoti". Ama nëse mbledh disa njerëz dhe ndan me ta se si të tjerët mund të prodhojnë sukses, atëherë ke bërë Blasfemi dhe do vendosesh në shenjestër. E para Trajnimi 1 Vit për Sukses kushton 7,890 + Tvsh por Vlen më shumë se 39.000 euro. Vetëm 1 nga Trajnimet e Biznesit që kam bërë kushton mbi 10K.
Është një Paketë me trajnime nga me të ndryshmet dhe përbëhet nga disa nga profesionistët e Shitjes, Marketigut, Meditimit dhe Vetëzhvillimit. Dhe takimet me mua dhe Profesorët janë çdo javë.
Qesha shume dje me miqtë e mi…
Për ju që nuk e dini, kam mbi 10 vjet që studioj këtë Filozofi të Vetëzhvillimit dhe Motivimit. Jam trajnuar, certifikuar nga njerëz që janë Autoritet në këtë industri, që nga Vasil Naci e deri te më të mirët e Planetit, si Tony Robbins, Brian Tracy etj.

Uroj të çliroheni nga ky ankth që ju ka kapur nga kjo që po bëj, pasi duhet të kuptoni që asgjë e keqe nuk do t'ju vijë.
Është si të mërzitesh për dikë që mbledh disa profesor kuzhine dhe bën një kurs për gatimin.

Ju tregoj një fakt personal…
Në të gjithë punët që kam bërë kryesisht artistike, kam vendosur gjithmonë një sukses ose rekord dhe gjithmonë në fillim dikush ose të gjithë thonë parrullën:'U bo ky…Ky që ishte kamarier, ose ky që ishte DJ.'
Dhe e thonë si të ishte turp. Në fakt për mua është krenari dhe një nga pikat më të forta që provoj, që këto formula suksesi që mësojmë funksionojnë. Dhe në fakt 98% e njerëzve të suksesshëm dhe të pasur vijnë nga 0.

Dikush që është shumë i pasur, nuk di si të flasë në publik.(këtë mësojmë ne)
Dikush ka shumë vlera/aftësi dhe nuk di si t'i shesë ose të prodhojë biznes. (këtë mesojmë ne)
Dikush do të mësojë si ta fillojë rrugën e përmirësimit. (këtë mësojmë ne)
Dikush do të mësojë si jetë i lumtur me atë që ka. (këtë mësojmë ne)
Ju ftoj që të bëheni pjesë e Trajnimeve tona të Suksesit për Seancën Falas dhe nëse ju pëlqen mund të bëheni pjesë e Trajnimit *Mendo, Ndrysho, Fito* që do të jetë online në dt 12 dhe 13 Dhjetor. Një Trajnim që ka transformuar jetët e më shumë se 2000 Personave.
Shihemi në majë të suksesit."

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Ermal Mamaqi (@ermalmamaqiofficial)