Në korrik të vitit 1518, banorët e qytetit të Strasburgut, atëherë pjesë e Perandorisë Romake, u prekën nga një dëshirë e papritur dhe në dukje e pakontrollueshme për të kërcyer. Histeria filloi kur një grua e njohur si Frau Troffea, në heshtje nisi të bënte lëvizje të pakontrolluara në rrugë. Ajo kërceu për gati një javë, dhe pa kaluar shumë kohë, i ishin bashkuar dhe shumë të tjerë.

Për vetëm një muaj, epidemia e kërcimit kishte shkaktuar deri në 400 viktima. Pa asnjë shpjegim tjetër për fenomenin, mjekët vendas i konceptonin këto lëvizje si ethe e nivel të lartë 'gjakë nxehtësie'.

U ndërtua një skenë dhe u sollën valltarë profesionistë. Qyteti madje punësoi një bandë për të siguruar muzikë mbështetëse, por nuk kaloi shumë dhe maratona filloi të bënte të vetën. Shumë valltarë ndërruan jetë, pasi nga lodhja e madhe, morën goditje në tru dhe sulme në zemër.

'Murtaja e kërcimit' në Strasburg mund të tingëllojë si një legjendë, por është e dokumentuar me të dhëna historike të shekullit të 16-të. Gjithashtu nuk është e vetmja e njohur në llojin e saj. Histeri të ngjashme ndodhën në Zvicër, Gjermani dhe Hollandë, megjithëse pak ishin më të vogla në përhapje.