Së shpejti, Ansi i vogël do të jetë vëllai i madh i familjes Hoxha. Andrra Destani është në pritje të ëmbël dhe lajmin e ka bërë publik përmes Instagramit të saj. 5 vjet pas martesës, Andrra dhe Sinani do të bëhen prindër sërish.

Përmes një fotoje që ka postuar në llogarinë e saj, Andrra ndan lajmin e pritjes së ëmbël me të gjithë miqtë virtualë: “Pritja më e ëmbël, e lumtur dhe mirënjohëse për çdo sekondë të jetës, të presim me padurim…” – shkruan ajo.

Me dhjetëra urime kanë shkruar në adresë të çiftit, i cili ende nuk e ka zbuluar gjininë e bebit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Andrra Destani Hoxha (@andrradestani)

Shtatzënia e dytë e Andrrës ka disa kohë që përflitet në media, por deri tani askush prej të dyve nuk e kishte pranuar. Sinani, madje, në një intervistë të pak kohëve më parë, pas lajmeve se Andrra ishte në pritje të një djali, tha se “nuk është e vërtetë që Andrra pop ret djalë”. Me sa duket, mohimi ka qenë për gjininë, jo për shtatzëninë. Domethënë, familja e re do të shtohet edhe me një vajzë të bukur si Andrra?