E thjeshta karficë metalike flokësh. Është me shumë mundësi aksesori më I përdorur dhe më i keqpërdorur i flokëve i të gjitha kohërave. Dhe ka një arsye: është e lirë dhe të zgjidh punë (ndonjëherë).

Por nëse i gjen kudo në fund të ditës, përveçse në kokën tënde, do të thotë që po i përdor gabim. Ja tre sekrete për t’i fiskuar si duhet.

Karficat duhen mbuluar 

Sprucoji me shampo të thatë ose llak flokësh para se t’i vendosësh. Spray do t’u japë karficave, dhe flokëve, pak më shumë material për të  kapur.

Vendose pjesën e valëzuar poshtë

Valët gdhendura janë krijuar për të kapur flokët, ndërsa pjesa e sheshtë i mban në një vend dhe duket më bukur nga jashtë.

Kryqëzoji

Kjo ndihmon sidomos nëse i keni flokët e hollë. Lyeji me llak, vendos njërën sipas rregullit të dytë dhe pastaj përfundoje duke i vendosur tjetrën sipër.