Princi Harry dhe Meghan Markle, së bashku me Archie-n, po e shijojnë jetën e tyre larg Mbretërisë së Bashkuar dhe rregullave e protokolleve strikte. Ata gjithashtu ndihen 100 për qind të gatshëm për të zgjeruar familjen e tyre, pas abortit që Meghan pësoi në fillim të vitit.

Sipas OK! Magazine, duka dhe dukesha e Sussex janë gati të tentojnë për një fëmijë tjetër.

"Harry ka qenë një shkëmb absolut për Meghan [gjatë abortit] dhe anasjelltas. Kjo eksperiencë i bëri më të fortë se kurrë. Ata janë të vendosur ta lënë këtë gjë pas dhe të provojnë për një fëmijë tjetër", -u shpreh një burim për revistën e famshme.

Megjithëse shtypi ka qenë mjaft i ashpër ndaj Meghan në të kaluarën, përgjigjja që eseja e saj e fuqishme mori nga publiku bëri që lidhja e tyre me njëri-tjetrin të thellohet.

Në shtator, Us Weekly raportoi se Meghan mezi priste të zgjeronte familjen e saj.

"Meghan pëlqen të jetë nënë dhe të shohësh se sa i lumtur dhe i plotë është Harry me Archie-n në krah të tij është mjaft shpërblyese për të," tha burimi. "Me siguri që një fëmijë i dytë do t'u sjellë atyre edhe më shumë dashuri dhe gëzim. Ajo dhe Harry janë të dy me të vërtetë të entuziazmuar për fazën tjetër të udhëtimit të tyre familjar."

Shpresojmë që shumë shpejt të kemi lajme të mira!