Mos e hidhni farën e avokados’ është njëra prej këshillave që shumica prej jush e kanë ndeshur nëpër tituj të ndryshëm apo udhëzime për të pasur një shëndet të mirë. Specialistët e shëndetit këshillojnë vazhdimisht që farat e avokados të ruhen për një mori arsyesh.

Këtë këshillë e ka ndjekur me shumë seriozitet edhe Mia, vajza e Rudina Magjistarit. Për shkak të eksperimenteve që i janë kërkuar në shkollë, Mia ka provuar të mbjellë një farë avokadoje dhe, për fat të mirë, ajo ka mbirë duke dhënë kështu edhe një sinjal për Vitin e Ri.

Në programin e sotëm, me një panel të ftuarish për projektet e Vitit të Ri, Rudina rrëfeu se e bija, duke ndjekur me kujdes udhëzimet e eksperimenteve në shkollë, ka provuar të mbjellë një avokado – një prej frutave jo vetëm të shëndetshme për vlerat e larta ushqimore, por edhe fatsjellëse për një Vit të Ri.

Po çfarë fshihet në një farë avokadoje?

Ka 70% më shumë antioksidantë sesa vetë fruti

Lufton radikalet e lira, kështu që ul ndjeshëm procesin e plakjes.

Ndihmon në uljen e kolesterolit, mund të parandalojë ndjeshëm atakun kardiak dhe sëmundjet kardiovaskulare.

Përmban flavonale që mund të parandalojnë shfaqjen e tumorit.

Është një anti-inflamator mjaft i mirë, i cili mund të ndihmojë artritin.

Parandalon sëmundjet bakteriale dhe virale.

Rrit sistemin tuaj imunitar duke qenë e pasur më shumë antioksidantë, më shumë se shumica e frutave ose perimeve.

Është e pasur me kalium dhe fibra, gjë që ndihmon edhe sistemin e tretjet dhe pastrimin e zorrëve.

Fara e avokados ka shumë benefite në shëndet dhe në bukuri. Mund të tingëllojë çuditshëm për një pjesë prej jush, por është diçka që duhet vërtet ta provoni. Me shumë gjasa, po mendoni si do ta bëni këtë?

Është fare e lehtë.

Zieni farën e avokados për të eliminuar taninet. Vendoseni në blender. Përdorni 1-2 lugë çaji në një smoothie ose salca të ndryshme dhe pjesën tjetër ruajeni në një enë plastike me një kapak të ngushtë.

Ka një shije pak të hidhur, por vlerat shëndetësore janë të pakrahasueshme me fruta apo perime të tjera.