Kate Middeleton feston sot ditëlindjen dhe mbush 39 vjeç.

Familja mbretërore ka ndarë një fotografi të dukeshës për ta uruar për ditëlindjen e saj të 39-të. Imazhi u postua në faqen e Clarence House në Instagram me mesazhin: "Gëzuar ditëlindjen Dukesha e Kembrixhit!"

Fotoja është bërë shtatorin e kaluar kur Kate mbante një varëse ari me dedikim për tre fëmijët e saj. Varësja është e gdhendur me shkronjat 'G, L, C' për nder të Princit George, Princeshës Charlotte dhe Princit Louis.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Clarence House (@clarencehouse)

Ndërsa në llogarinë e Dukës dhe Dukeshës së Kembrixhit në Instagram, si një homazh për ditëlindjen, u publikua një foto e Kate, që mbante një maskë fytyre me lule.

“Faleminderit për urimet tuaja të mira në ditëlindjen e Dukeshës. Ditëlindjet kanë qenë shumë ndryshe muajt e fundit dhe mendimet tona vazhdojnë të jenë me të gjithë ata që punojnë në vijën e parë në këtë kohë jashtëzakonisht të vështirë”, -shkruhej përkrah imazhit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Duke and Duchess of Cambridge (@kensingtonroyal)

Për shkak të izolimit nga pandemia, ditëlindja e Kate do të jetë ndryshe nga çdo vit tjetër, pa festime e mbledhje të mëdha. Dukesha ndodhet me familjen në shtëpinë e tyre në Norfolk, Anmer Hall, ku kaluan Krishtlindjet.