Generda dhe Enxhëll kanë intervistuar njëra-tjetrën në një intervistë dyshe për programin “Daily Love Story”.

Dy konkurrentet e spektaklit Love Story në TV Klan, kanë zbuluar pak më shumë nga jeta e tyre, ku nuk kanë munguar pyetjet me “spec”.

Ndër të tjera, Generda ka folur edhe për fëmijërinë, teksa thekson se është rritur me rregulla.

Enxhëll: Generda, a je duke bërë atë që vërtetë do të bësh, të kërkosh dashurinë në një reality show?

Generda: Unë jam një njeri shumë sentimental dhe dashurinë mund ta gjej brenda një reality show, jashtë një reality show, duke u futur në një lokal…për mua nuk ka rëndësi se ku por këtu tek Love Story kam edhe një gjë plus që mund të mësoj edhe gjëra të reja.

Duke parë se si sillet një djalë me vajzat e tjera, shoh çfarë më pëlqen tek një djalë dhe çfarë jo, sepse e shoh vetë me sytë e mi. Kështu që më pëlqen, jam duke bërë atë që dua.

Generda: Beson ti Enxhëll tek koicidenca fakti që diçka është e shkruar për të ndodhur?

Enxhëll: Unë e kam këtë moton që çdo gjë ndodh për një arsye, dhe besoj në faktin që kur ti e përgatit veten për diçka dhe ajo nuk rezulton që është e duhura ose del diçka përpara që nuk mund të bëhet, unë them pastaj që del për një arsye, dhe i besoj vërtetë koicidencës.

Enxhëll: Nëse do të jetoje deri në moshën 100-vjeçare, do të zgjidhje të mbaje trupin e një 30-vjeçarje apo mendjen e një 30-vjeçarje?

Generda: Unë mendoj se do kisha mbajtur trurin e një 30-vjeçarje sepse në një moshë 100-vjeçare nuk është se trupi na duhet shumë, sepse kemi bërë vrapin, kemi parë botën…shpresoj që truri mos na lërë që t’i njohim familjarët tanë akoma, që të kujtojmë gjëra të bukura që kemi përjetuar, që të jemi akoma në këtë botë.

Me cilën këngë e krahason dashurinë?

Enxhëll: Ka disa këngë që dëgjoj kur mendoj për dashurinë, por po zgjedh një shqiptare që e kam fiksim jete. Atë të Dafina Zeqirit-Lule lule

Nëse do të ndryshoje diçka në mënyrën si je rritur, çfarë do të doje të ndryshoje?

Generda: Mendoj se do ishte disiplina sepse unë jam rritur me shumë rregull. Jo se ma kanë imponuar prindërit e mi, por unë kam dashur gjithmonë të jem e para e klasës, e para që hypte tek rrëshkitësja, e para që kap topin…Kam dashur gjithmonë që të më lavdëronin që sa mirë që e bëri dhe këtë mendoj se do e kisha ndryshuar sepse stresohesha shumë. Zgjohesha në katër të mëngjesit kur kisha një provim që të dilja e para e klasës.

Meqë je person familjar, cili është kujtimi më i bukur që ke nga fëmijëria?

Enxhëll: Më fute në mendime tani, në një botë plotësisht të pafajshme. Fëmijëria ime ka qenë shumë e bukur sepse jam rritur me shumë dashuri, janë shumë gjëra por do zgjedh një.

Kur isha e vogël flija me gjyshen time dhe në momentin kur do ndaheshim me gjyshen time, vendosën një krevat tek për mua dhe gjithë natën, dora ime dhe dora e gjyshes kanë qenë të kapura me njëra-tjetrën.