Pas mbërritjes së vaksinës Pfizer, dhe gjithashtu në pritje të veprimit përfundimtar për Moderna dhe vaksinat e tjera të testuara kundër Covid-19, pyetja që të gjithë i bëjmë vetes padyshim që ka të bëjë me kohën e efektivitetit të vaksinimit: kur mund të jemi 100% të mbrojtur nga virusi? Dhe, mbi të gjitha, pasi të bëhet vaksinimi, a do të jemi në gjendje të kthehemi menjëherë tek përqafimi i gjyshërve ose prindërve tanë?

Për t'iu përgjigjur kësaj pyetjeje, së pari duhet të kuptojmë se si funksionon administrimi i vaksinës aktuale.

Një artikull i New York Times renditi, pikë për pikë, të gjitha pyetjet kryesore në lidhje me vaksinat: së pari, mos harroni se vaksinat nuk ofrojnë mbrojtje të plotë dhe nuk ka gjasa që Covid të pushojë së qeni i rrezikshëm, të paktën deri në të ashtuquajturën imunitet i tufës, e cila, sipas Dale Fisher, president i rrjetit të alarmit dhe reagimit të epidemisë së OBSH-së, nuk do të ndodhë në 2021-shin.

‘Ashpërsia’ duhet të jetë fjala kryesore për këtë vit që sapo ka filluar. Duhet të konsiderohet gjithashtu se pas dozës së parë të vaksinës, do të duhet ende të mbajmë zakonet e mësuara në këto muaj, domethënë të mbajmë maskë dhe të shmangim turmat, veçanërisht në vende të mbyllura

Le të kthehemi te pyetja kryesore: a do të jemi në gjendje të përqafojmë së shpejti gjyshërit apo prindërit? Sipas asaj që u deklarua nga ekspertët për përqafime "reale" do të duhet të jemi të duruar edhe pak. Në disa shtëpi të moshuarish në Itali, do të vazhdojnë të funksionojnë të ashtuquajturat dhoma përqafimi, të përbëra nga perde ose panele që ndajnë një zonë të strukturës, në të cilën të ftuarit dhe të afërmit e tyre hyjnë nga pika të ndryshme dhe nga të cilat ata mund të përqafohen. Sigurisht që nuk krahasoet me ngrohtësinë e një përqafimi të vërtetë, por për sa kohë që duhet të jemi të duruar, është gjithmonë më mirë se asgjë.