Gigi Hadid ka zbuluar së fundmi se mësoi që ishte shtatzënë një ditë para se të ngjitej në pasarelën e Tom Ford, në shkurt të 2020-ës.

Gigi u pyet nga një fans në Twitter nëse e dinte që ishte shtatzënë kur sfiloi për stilistin Simon Porte Jacquemus.

Gigi në sfilatën e Tom Ford

Ajo u përgjigj: “Po, e mora vesh një ditë para shfaqjes së Tom Ford. Kisha të përziera në prapaskenë, por mësova se mund t’i kontrolloja nëse haja vazhdimisht, kështu që nëna ime më paketonte ushqime para çdo shfaqjeje. Bekim.”

Gigi u pyet gjithashtu se çfarë dëshironte gjatë shtatzënësisë së saj.

“Ishte me valë. Gjithçka si bagels, brownies, bukë të thekur dhe sallatë me vaj ulliri dhe domate, si dhe shumë kripë dhe piper”.

Një burim për Entertainment Tonight zbuloi se Gigi dhe Zayn janë shumë të dashuruar dhe e kanë forcuar lidhjen e tyre më shumë se kurrë pas ardhjes në jetë të vajzës së tyre, emri i së cilës është sekret.

Zayn dhe Gigi janë bashkë prej vitit 2015 dhe janë ndarë e ribashkuar shumë herë gjatë kësaj periudhe 6-vjeçare.