Protagonistja e fushatës së re reklamuese të nënshkruar nga Dolce & Gabbana është Vanessa Incontrada, një frymëzim i formave të bëshme dhe një fytyrë e njohur tashmë në botën italiane të argëtimit, për rolin e saj si prezantuese, showgirl dhe aktore. Jo vetëm kaq: tani do e shohim edhe si 'curvy model'.
Vanessa Incontrada ka folur disa herë kundër 'bodyshaming', me monolugun e saj që prefeksioni nuk ekziston.

Portreti në të cilin Vanessa shfaqet e veshur me një fustan Dolce & Gabbana me mëndafsh të kuq, i cili 'përkëdhel' format e saj. Përreth, skena është e pasur dhe e plotë kudo: midis jastëkëve prej kadifeje, xhevahireve, një kolonë që mban një vazo me lule, por asgjë nuk ia tërheq vëmendjen vëzhguesit nga imazhi i muzës së re të Dolce & Gabbana.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Dolce&Gabbana (@dolcegabbana)

Diçitura që shoqëron fotot e fushatës së re reklamuese nga Vanessa Incontrada për Dolce & Gabbana gjithashtu njofton se koleksioni i ri do të jetë veçanërisht për vajzat dhe gratë e kolme. Veshjet do të jenë në dispozicion deri në madhësinë italiane 54, një vendim që rezonon si një arritje e madhe - për të gjithë industrinë e modës - në emër të një mode gjithnjë e më demokratike dhe gjithëpërfshirëse.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Dolce&Gabbana (@dolcegabbana)