Je e zgjedhura ime…’ ishte e fundit fjali e Saimirit që mbylli sezonin e parë të “Love Story” mbrëmjen e së hënës. Pas një rrugëtimi të gjatë, për plot 15 javë, princi i spektaklit të dashurisë zgjodhi vajzën që i tërhoqi vëmendjen qysh në takimin e parë.

E mbytyr nga emocionet, por edhe nga vendimi i Saimirit, Meri nuk arriti të thoshte asgjë pasi mësoi vendimin e tij, megjithatë, pas mesazheve e urimeve të panumërta edhe në rrjetet sociale, bukuroshja nga Elbasani ka postuar sot një video dhe një mesazh publik emocionues në mbyllje të këtij rrugëtimi të gjatë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by @meri_murrizi

Kur nisa këtë rrugëtim të njohjes me ty në “Love Story”, nuk e mendoja se përfundimi do ishim unë dhe ti. Mbase ishte e destinuar të njiheshim në këtë mënyrë dhe ndoshta fati ka rezervuar diçka të bukur për ne të dy. Ende më duket sikur jam në ëndërr. Mendoj që është një ndër gjërat më të bukura që ndjenjat tona u bashkuan në këtë mënyrë…”

Meri ka qenë për disa javë me radhë edhe e zgjedhura e publikut për të pasur takime me Saimirin. Mes shumë vajzave të tjera konkurrente në “Love Story”, Meri tërhoqi vëmendje për qetësinë e pashoqe, maturinë dhe elegancën e treguar javë pas jave.

Edhe Saimiri, në një postim publik në Instagram, ka falënderuar të gjithë ndjekësit për mesazhet dhe urimet që i kanë dërguar për zgjedhjen e zemrës së tij.