Kur themi Hueyda El Saied, kemi parasysh ato kaçurrelat e mëdha dhe të bukura që i bien në sy lehtësisht. Po sikur t’ju themi që kaçurrelat nuk janë më? Po, e dëgjuat mirë! Hueyda mori hapin e guximshëm për t’i prerë dhe ja ku e keni me pamjen e saj të re.

“Nuk mund ta ndryshoj botën, por mund të ndryshoj stilin e flokëve”, -e ka mbishkruar ajo foton.

Edhe pse nuk e kishim imagjinuar kurrë ta shihnim me një model tjetër flokësh, dhe aq më pak me flokë kaq të shkurtër, duhet ta pranojmë se kjo pamje e re i shkon shumë Hueydës.