S’na kishte treguar asgjë më herët, por këngëtarja Dafina Zeqiri na befasoi sot me postimet e fundit në llogarinë e saj në Instagram.

Ajo ka treguar se i është nënshtruar një operacioni delikat në gju, pas dëmtimit të ligamenteve të tij.

Autorja e hitit “Zili Zili” ka ndarë disa video me ndjekësit në Instagram, ku shihet ndër të tjera dhe partneri i saj, Dj Geek teksa kujdeset për të në këto momente të vështira. “Kanë qenë 5 javë të gjata”, ka shkruar Dafina krahas fotos.

Tashmë, këngëtarja ka dalë nga spitali dhe fatmirësisht është rikuperuar, për t’u rikthyer dalëngadalë në gjendjen e saj më të mirë.

Ndërkohë jemi në pritje të këngës së re e cila lidhet me problemet e shëndetit mendor.