Aspirina mund të bëjë mrekulli për të shëruar irritimet e lëkurës e sidomos kur problemet e lëkurës shtohen për shkak të qimeve që dalin. Acidi salicilik që përmban aspirina shërben në formën e një scrub-i që i ndihmon qimet të dalin e të mos bllokohen nën lëkurë.

Për të krijuar një lloj paste me aspirinë, merr 3-4 kokrra dhe futi në një filxhan me pak ujë. Krijo një lloj paste të trashë. Aplikoje si maskë në zonën e bikinit (në zonat e irrituara) dhe lëre të thahet. Pas disa minutave, shpëlaje me ujë të bollshëm.

Me një pastë të tillë, mund të eliminosh të gjitha llojet e puçrrave në zonat problematike. Mbaje për 2 minuta dhe pastaj shpëlaje.