Në moshën 59-vjeçare është ndarë nga jeta, ish-kryeministri, deputeti i Partisë Socialiste i zgjedhur në 6 legjislatura, Bashkim Fino.

Jeta e Finos u ndërpre në mes pas javësh beteje me virusin vdekjeprurës, COVID-19. Ai ishte i shtruar në spital, por nuk ka mundur dot ta fitojë këtë betejë. Bashkim Fino ka humbur jetën si pasojë e një arresti kardiak të shkaktuar nga COVID.

Ikja e tij ka shkaktuar dhimbje në të gjithë kahët e politikës, edhe për shkak të faktit se ai dallohej si një politikan i moderuar.

Homazhet do të zhvillohen në orën 11:00-16:00 në Pallatin e Kongreseve.