Tani të gjithë mund ta ndiejmë ajrin e pranverës dhe marka e famshme Jacquemus e festoi pranvere?n me dyqanin e parë të luleve, "Les Fleurs", që e inauguroi javën e kaluar në Paris. Një emër i thjeshtë dhe tërheqës për dyqanin e parë të luleve të markës, që tashmë është bërë vendi i duhur për çdo “fashion addicted”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by JACQUEMUS (@jacquemus)

Nga 27 marsi deri më 3 prill, Jacquemus Les Fleurs do të shesë tufa lulesh të mbështjella me copa të veshjeve të mbetura nga koleksionet e kaluara të markës. Shfaqjet e modës Jacquemus kanë qenë gjithmonë një kontakt i këndshëm me natyrën, çka është bërë edhe një nga vlerat kryesore të markës. Prandaj ky dyqan lulesh i përshtatej në mënyrë perfekte.

Les Fleurs është një projekt i realizuar në bashkëpunim me butikun historik Les Fleurs de Paul dhe agjencinë Yoann et Marco.

Porositë për buqetat e Jacquemus do të mund të bëhen të gjitha online, por fatkeqësisht, ekskluzivisht në Paris.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by JACQUEMUS (@jacquemus)