Legjislatura e New York-ut zyrtarisht votoi për legalizimin e përdorimit të marijuanës rekreative për të rriturit dhe lirinë e njerëzve që janë dënuar me parë.

“New York është në histori si kryeqyteti progresiv i kombit dhe ky legjislacion do ta vazhdojë atë trashëgimi,” -tha Guvernatori Andrew Cuomo në një deklaratë.

Senati i shtetit të New York-ut miratoi projekt-ligjin me 40 vota pro dhe 23 vota kundër, ndërsa Asambleja e përgjithshme votoi 100 pro dhe 49 kundër.

Vendimi për ligjërimin e marijuanës në New York, u mirëprit gjithashtu nga disa grupe të të drejtave të njeriut që thanë se, dhjetëra mijëra njujorkezë arrestoheshin çdo vit për shkelje të rregullit pasi kapeshin me sasi të vogla marijuane për përdorim, dhe shumica ishin të rinj të varfër dhe me ngjyrë.

“Legalizimi i përdorimit të marijuanës është një domosdoshmëri për drejtësinë penale, dhe ky votim është një hap kritik drejt një sistemi më të mirë dhe më të drejtë,” -tha në një deklaratë Prokurorja e Përgjithshme e Nju Jorkut Letitia James.

Faqja zyrtare në Web e shtetit të New York-ut, kohët e fundit parashikoi që mbledhja e taksave prej legalizimit të kanabisit për përdorim te të rriturit shkonte në 350 milionë dollarë në vit, dhe gjithashtu mund të krijoheshin 30,000 deri në 60,000 vende të reja pune në të gjithë shtetin.