Një episod me temë virusi në "SpongeBob SquarePants" është hequr, ndërsa një tjetër është hequr për shkak se historia nuk ishte e përshtatshme për fëmijët, tha një përfaqësues i Nickelodeon për NBC News të mërkurën.

"'Gaforrja e Karantinuar' nuk po transmetohet për shkak të ndjeshmërisë që rrethon pandeminë globale, në botën reale"- tha nënkryetari ekzekutiv i komunikimeve i Nickelodeon David Bittler.

Episodi i sezonit 12 vendoset në Krusty Krab, restoranti i ushqimit të shpejtë ku punon SpongeBob. Një inspektor shëndetësor u thotë punonjësve dhe klientëve se dikush atje ka " Virus " dhe i karantinon të gjithë brenda, duke shkaktuar panik.

Një episod tjetër, sezoni 3 "Mid-Life Crustacean", nuk është transmetuar që nga viti 2018 "pas një rishikimi të standardeve në të cilat janë përcaktuar se disa elementë të historisë nuk ishin të përshtatshme për fëmijë", tha Bittler.

Në atë episod, shefi i SpongeBob, z. Krabs, ndihet i plakur dhe dëshiron qëndrojë një natë me SpongeBob dhe mikun e tij më të mirë Patrick. Nata e çuditshme përfundon me treshen që hyn në shtëpinë e një gruaje dhe i vjedh të brendshmet.