Për sa kohë po jetojmë në këtë periudhë pandemie, marrëdhënia jonë me pijet alkoolike mund të jetë bërë më e vakët, si pasojë e orareve të kufizuara dhe mbyllja e bareve të natës. Por megjithatë kjo nuk do të thotë se nuk mblidhemi me miqtë dhe të afërmit në shtëpi, për të konsumuar një pije dhe për t'u argëtuar. (Gjithmonë duke ruajtur masat anti-Covid.)

Ata që konsmojnë më shumë se një lloj pijeje alkoolike gjatë një nate, mund të kujtojnë zakonet e vjetra që zbulojnë një mënyrë të preferuar për pirje, pra që pirja e birrës para verës është më e mirë se pirja e verës para birrës. Është një mit i tillë i përhapur e që shumë njerëz e zbatojnë, por nuk dihet a ka të vërteta të mëdha në të!

Në teori, kjo ide është krijuar për të parandaluar ose minimizuar varësinë ndaj alkoolit, një fenomen që shumë njerëz e kanë përjetuar por që askush nuk e kupton plotësisht. Por a bën vërtet dallim nëse përzieni verën dhe birrën apo e kundërta? Një grup studiuesish në Universitetin Witten/Herdecke në Gjermani u vendosën të gjejnë përgjigjen në një studim, rezultatet e të cilit u botuan vitin e kaluar në American Journal of Clinical Nutrition.

Gjatë eksperimentit, një grup studimi pinte birrë dhe më pas verë, ndërsa grupi i dytë pinte në rend të kundërt. Një grup i tretë pinte vetëm birrë, ose vetëm verë. Rreth një javë më vonë, subjektet ndryshuan sekuencën e birrës-verës, ndërsa grupi i kontrollit kaloi nga birra vetëm në verë, ose anasjelltas.

A ndikoi rendi i konsumit të birrës dhe verës në simptomat e tyre? Sipas Harvard Health Publishing, studimi u krye në 90 pjesëmarrës, të moshave nga 19 deri në 40 vjeç, me një seksion kryq të ngjashëm për të konstatuar më pas ndryshime në seks, llojin e trupit, zakonet e pirjes apo edhe përvojat e mëparshme të varësisë.

Science Daily shpjegon se një ditë pas periudhave të pirjes, studiuesit u pyetën për simptomat e pjesëmarrësve, për efektet anësore tipike pas pirjes, të tilla si etja, dhimbja e kokës, vjellja dhe rrahjet më të shpeshta të zemrës. Në fund të fundit nuk është raportuar ndonjë ndryshim të madh përmes ndërrimit të rendit të pirjes, ose fiksimit vetëm në një lloj alkooli.

Në një konstatim që nuk befason askënd, të vjellat dhe një nivel më i lartë i dehjes së arritur (siç vlerësohet nga pjesëmarrësit) ishin dy faktorët që ka të ngjarë të çojnë në simptoma më të këqija. Në fakt, studimi zbuloi se ata që ishin në grupin e kontrollit, duke pirë vetëm birrë ose vetëm verë, kishin më shumë të ngjarë të villnin sesa ata që i përzienin të dyja pijet në të njëjtën kohë.