Najada Çomo ishte e ftuara e dytë e mbrëmjes së sotme “Në kurthin e Piter Panit”, por ja që fëmijët nuk e njohën pasi ajo hyri në skenë. Mjekja e njohur kishte vendosur që të ndryshojë look. Të gjithë që e kanë memorizuar profilin e saj me flokët e kuq, por nga mbrëmja e sotme vunë re ndryshimin e ri.

Kandidatja për deputete në radhët e Partisë Socialiste në Tiranë i habiti të gjithë kur u shfaq në skenën e “Në kurthin e Piter Pan” me një pamje të transformuar.

Edhe Noemi që mezi po priste doktoreshën, pyeti Alketën: “Ku do vijë doktoreshë Najada?”

Pasi Alketa i tregoi që tashmë doktoreshë Najda ishte para saj, vogëlushja kundërshtoi: “Jo, jo, jo, nuk është doktoreshë Najada, se është me flokë të kuqe, sepse unë vetë e pashë dje tek provat.

Ishim dje në prova bashkë ne… Sa mbaruam provat, erdhi anija fluturuese për të shkuar tek ishulli i Piter Pan. Shkova, frynte një erë e madhe dhe para pak kohësh më solli anije fluturuese direkt këtu dhe unë nuk e di akoma si jam bërë. Ju mendoni se kam ndryshuar? Se mos nuk më pranojnë dhe aty të spitali kur të shkoj…” – u tha mjekja fëmijëve, të cilët nuk ishin të vetmit që e vunë re menjëherë ndryshimin.