‘Love Story’ do të rikthehet së shpejti. Lajmin e ka dhënë sonte nga “Kurthi i Piter Pan” Alketa Vejsiu, e cila zbuloi edhe të parën risi që do të ketë edicioni I dytë I këtij spektakli. Edicioni i dytë do të rinisë në shtator dhe këtë herë nuk do të ketë vetëm një pretendent, por do të jenë dy të tillë. Produksioni ka menduar që të jetë një vajzë dhe një djalë në fron, për zemrën e të cilëve do të luftojnë të gjithë beqarët e beqaret.

Këtë vit kemi një risi dhe në edicionin e dytë, në shtator, duam që të prezantojmë jo vetëm një djalë, por edhe një vajzë që do të ketë 20 kandidatë djem. E reja e ‘Love Story 2’ do të jetë që do të kemi një vajzë dhe një djalë në fron”,- tha Vejsiu.

Prandaj të gjithë beqarët që e pëlqejnë idenë e një romance televizive publike kanë shansin e tyre. Të enjten dhe të premten e kësaj jave janë hapur audicionet për ata që duan të jenë pjesë e këtij edicioni që duket se do të jetë special. “Mund të jeni me fat dhe të gjeni dashurinë, por edhe famën”.

Janë të mirëpritur që të vijnë ditën e enjte dhe ditën e premte në Televizionin Klan në orën 10:00. Mund të gjeni dashurinë, por edhe të bëheni të famshëm, të filloni një karrierë interesante dixhitale sepse të dyja këto vlejnë për jetën tuaj për t’ju bërë të lumtur. Vini re, vini re! E enjte dhe e premte, ora 10:00 ju presim këtu në TV Klan”,- tha Alketa mbrëmjen e sotme nga “Kurthi i Piter Panit”.