Paul Ritter, një aktor i suksesshëm, i cili liston role në filma të njohur si: "Chernobyl" dhr "Harry Potter” ka ndëruar jetë në moshën 54-vjeçare.
 
Ylli i komedisë britanike "Friday Night Dinner" (Darka e Natës së Premte) ndërroi jetë në shtëpi nga tumori në tru, i rrethuar nga gruaja dhe djemtë e tij.

Ritter po ashtu ka performuar si Anatoly Dyatlov në miniserinë "Chernobyl" që fitoi shumë çmime në vitin 2019.
 
"Paul ishte një aktor jashtëzakonisht i talentuar, duke luajtur një larmi të madhe rolesh në skenë dhe ekran me aftësi të jashtëzakonshme," shkruajne miqtë e tij. "Ai ishte shumë inteligjent, i mirë dhe kishte shumë humor. Do të na mungojë shumë".