Rose, vokalistja kryesore e grupit të vajzave koreane BLACKPINK, ka vendosur dy rekorde botërore Guinness me këngën e saj të fundit solo.

Këngëtarja, e cila debutoi si anëtare e grupit me katër pjesëtare në vitin 2016, publikoi në muajin mars projektin e saj të parë solo "R", pjesë e së cilit janë këngët "On the Ground" dhe "Gone".

"On the Ground", kënga kryesore debutuese e këngëtares me origjinë nga Korea dhe e lindur në Zelandën e Re, u certifikua si videoja muzikore më e klikuar në YouTube në 24 orët e para të publikimit nga një artist solo K-pop, me 41.6 milionë shikime.

Rekordin e mëparshëm e mbante hiti viral i vitit 2012 nga Psy, "Gangnam Style", me 36 milionë shikime.

Rose ishte gjithashtu këngëtarja e parë që kryesoi në tabelën Billboard Global si artiste solo, ashtu edhe si grup. Ajo arriti numrin 1 në Global Billboard 200 dhe Billboard Global Excl. SHBA me "On the Ground" më 27 mars, pasi kryesoi vitin e kaluar në Global Excl. US me "Lovesick Girls" me grupin BLACKPINK.

Përveç në Billboard Global, debutimi solo i Rose ka arritur në top listat muzikore anembanë globit. "On the Ground", kënduar tërësisht në anglisht, arriti vendin e 70-të dhe atë të 43, përkatësisht në listën Hot 100 të Billboard dhe Britain's Official Singles si kënga më e mirë nga një soliste femër K-pop.