Herën e parë që Demi Lovato pa dokumentarin e saj ‘Dancing With the Devil’, ajo u shpreh se kishte se kishte një "reagim fizik" ndaj asaj që pa.
 
Në dokumentar janë të vërtetat e jetës së saj, duke filluar nga varësia nga lëndët narkotike, mbidoza, e deri tek përdhunimi në adoleshencë.
 
"Gjithçka që kam kaluar në atë udhëtim tregimtar për të bërë dokumentarin ishte e vështirë,"- tha ajo. "Unë duhej të punoja me shumë nga ato gjëra para se të tregoja historinë në kamera. Kam bërë shumë punë prapa skenave, në mënyrë që kur të ishte koha ta vendosja në kamera, të ndihesha plotësisht e sigurt në tregimin e historisë sime".
 
Sidoqoftë, kjo nuk do të thotë se më pas ishte e lehtë për t'u parë.

"Unë pata një reagim fizik herën e parë që e pashë atë, si një sulm ankthi. Por një pjesë e tregimit të historisë sime është marrja e pronësisë ... dhe zotërimi i të vërtetës sime," tha ajo.

Dancing with the Devil nuk i shmanget së vërtetës së Demit, pa marrë parasysh sa e dhimbshme mund të jetë.
 
Një episod, për shembull, flet për mbidozën që ka kaluar, dhe momentin që i thanë se i kishin mbetur "pesë deri në dhjetë minuta" për të jetuar. Ylli kishte pësuar një sulm në zemër dhe tre goditje në tru, dhe po vazhdon të merret me efektet anësore të dëmtimit të trurit dhe shikimit të paqartë.