Nga dita e nesërme, të martën e 13 prillit fillon muaji i madh i Ramazanit ku besimtarët mysliman agjërojnë për 30 ditë në respekt të Zotit dhe në përpjekje për të përfituar nga të mirat e mëdha që ka ky muaj.

Për to, hoxha e xhamisë Dine Hoxha në kryeqytet, Ahmed Kalaja na sqaron më tepër. Gjithashtu ky muaj konsiderohet si edhe zbritja e librit të shenjtë të Kuranit në tokë.

Por për të dytin vit radhazi ky muaj i madh për besimtarë mysliman koincidon me pandeminë globale, por nëse në këtë vit masat janë më të liruara, dyzimi i besimtarëve mbetet vaksina anti-Covid, nëse ajo e prish apo jo agjërimin gjatë kësaj periudhe.

Kalaja: Ne e kemi sqaruar që nuk prishet nga agjërimi, se nuk konsiderohet ushqyese e si pasojë nuk e prish agjërimin.