Këtë të enjte, Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që ditën ta nisë me pamjet nga Lungomare 2 në Vlorë, aty ku thotë se plazhi publik me pesë yje është drejt përfundimit.

“Mirmëngjes dhe me këtë kartolinë nga Lungomare2 në Vlorë, ku po përfundon plazhi publik me 5 yje, ku deri dje ishte një turp publik me kioska e me ferra, duke ju thënë të gjithëve se tani që po dalim nga tuneli i pandemisë, shumë më shumë akoma do bëjmë për Vlorën e krejt Shqipërinë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruajti Kryeministri në rrjetet sociale.