Nëse do t’i hedhim një sy Instagramit të Kendall Jenner, të krijohet direkt përshtypja se jeta e saj është perfekte. Por së fundmi, në një video për Vogue, Kendall Jenner ka folur për luftën e saj me ankthin. Ajo shpjegoi se gjëndja e ankthit iu zhvillua aq shumë, sa që i mpihej i gjithë trupi dhe i bllokohej frymarrja, duke përfunduar në spital.

"Kam pasur raste kur ndjej se duhet të shkoj me urgjencë në spital sepse mendoj se zemra ime po ndalon dhe nuk mund të marr frymë. Ndonjëherë mendoj se po vdes".

Jenner ishte gjithashtu e gatshme për t’ju përgjigjur njerëzve kritikë, që supozonin se ajo nuk kishte asgje për t’u shqtësuar në jetën e saj.

Dhe falë Keeping Up With the Kardashians dhe jetës shumë publike, shumë njerëz supozojnë se dinë gjithçka për të.

"Do të ketë nga ata njerëz që thonë: ‘Oh, në rregull, për çfarë duhet të shqetësohet ajo?’ Unë kurrë nuk do të ulem këtu dhe të them se nuk jam me fat. E di që jetoj një mënyrë jetese shumë të privilegjuar dhe të mahnitshme. Jam një vajzë shumë e bekuar ”.

Por pavarësisht jetës mahnitëse që jeton, përsëri mbetet një person me ndjenja, të cilës gjërat nuk i shkojnë gjithmonë ashtu si duhet.

"Pavarësisht se çfarë ka ose nuk ka dikush, nuk do të thotë se ata nuk ka ndjenja dhe emocione të jetës reale."- është shprehur ajo.