Dje, me rastin e ditëlindjes së tij, gazetari Sokol Balla publikoi një foto me vajzën e tij të vogël në krah, duke kujtuar të atin dhe duke ndarë disa fjalë të ndiera. Balla ka shpjeguar edhe emrin e dytë të vogëlushes, përkrah fotos së ëmbël babë e bijë.

“Emrin e dytë e ka Sayuri: Lule e Vogël, në japonisht. Në kujtim të tim eti. Sot në ditëlindje, për herë të parë në 48 vjet, babi s’më uroi dot. Po sot, Brooklyn-Sayuri më ledhatonte, në ditëlindjen tonë të parë bashkë. Dhe engjëjt për pak çaste zbritën në tokë. Babi bashkë me ta”, -shkroi ai.

Sokol Balla u bë baba për herë të tretë në dhjetor të vitit të kaluar, por lajmin e zbuloi një muaj më vonë në emisionin “Fit Station”.

"Tashmë jam me tre fëmijë, nga njëra anë ndihem i plotësuar se në familjen tonë ne kemi qenë 3 fëmijë dhe unë tani jam si babai im, me tre fëmijë. Është një ndjenjë plotësimi shumë e bukur," – u shpreh ai, për gazetaren Çenkuela Hasa.

I ati i Ballës, Lulzim Balla, u nda nga jeta në qershor të vitit të kaluar, pas një sëmundjeje të rëndë.