Do të ishte një vaksinim si shumë të tjerë, nëse nuk do të ishte tepruar me sasinë. Dje në mëngjes në spitalin “Noa” në Massa, Itali, një infermiere injektoi aksidentalisht një studente 23-vjeçare me të gjithë shishen Pfizer, e cila përmbante gjashtë doza.

Vajza, aktualisht është e shtruar në dhomën e urgjencës në Massa, dhe mbahet nën vëzhgim nga personeli shëndetësor. Lajmi u konfirmua këtë mëngjes nga ASL Toscana Nord Ovest.

Procedura standarde e vaksinimit është që personeli mjekësor të nxjerrë sasinë që korrespondon me një dozë nga shishja me një shiringë.

Një hap teknik i kapërcyer dje nga stafi i injektimit, i cili u kuptua vetëm pasi përfundoi vaksinimi. Menjëherë iu komunikua vajzës gabimi që kishte ndodhur.

Gjendja e 23-vjeçares, e cila i është nënshtruar terapisë me lëngje dhe takipirina, është e mirë, por mbetet në spital nën vëzhgim të mjekëve.

Provat klinike të vaksinës Pfizer-BioNTech në rastet e marrjes së mbidozës janë ndërprerë në të njëjtën kohë me katër doza, ndërsa rasti i marrjes së gjashtë dozave ndodhi për herë të parë.