Titulli: Libri i minifabulave

Autor: Moikom Zeqo

Ilustrimet: Enkeleida Ester Prifti

Zhanri: Fabula për fëmijë

Data e botimit: Maj, 2021 Botime Pegi

Numri i faqeve: 40

Çmimi: 500 lekë

Informacion i përgjithshëm rreth librit 

“Libri i minifabulave” i shkrimtarit dhe eruditit Dr. Moikom Zeqo ka lindur përgjatë pandemisë së koronavirusit nga amaneti i Moikomit që mbesa e tij Pandora, vajza e të birit Epidamn, të mësojë shqip nëpërmjet fabulave dhe vjershave të shkruara nga gjyshi saj.  Kur Moikomi ndërroi jetë më 15 qershor 2020, Epidamni mori vendimin për krijimin e Institutit “Moikom”, dhe që vajzës së tij t’i fliste dhe lexonte vetëm në shqip, edhe pse jeton në Amerikë. Por fabulat, vjershat, tregimet, dhe legjendat të shkruara nga Moikomi s’ishin ende të ilustruara. Tashmë minifabulat e Moikomit, të përzgjedhura për këtë botim, shoqërohen me ilustrimet origjinale e plot jetë në akuarel, tejet tërheqëse për fëmijët dhe prindërit, të krijuara nga artistja Enkeleida Ester Prifti, e diplomuar në Universitetin e Shën Petersburgut, Rusi.  Libri i Minifabulave është i pari i koleksionit të titulluar "Gjyshi Moikom". Falë këtij koleksioni, fëmijë e prindër, edukatorë e mësues, do të mund të rizbulojnë krijimtarinë e larmishme të Moikomit, i cili ia përkushtoi një pjesë të rëndësishme të veprës së tij edukimit të brezit të ri. “Si mësojnë fëmijët? Ata imitojnë prindërit e tyre, prandaj, ne duhet të veprojnë vetë si modele, dhe të përsërisim, dhe të përsërisim, dhe të përsërisim. Leximi i tregimeve me rimë mbetet një nga mjetet më të fuqishme që prindërit kanë  për t'u mësuar më mirë komunikimin fëmijëve dhe për t’i vënë në gjumë. Rima është vaji i shkrim-leximit, i këngës, dhe i krijimtarisë. Ekuilibri emocional i fëmijëve lidhet drejtpërdrejt me aftësinë e tyre për t’u shprehur me gjeste e fjalor, bisedim e ton.” – shkruan Epidamn Zeqo, drejtor i Institutit “Moikom”. 

 

Përzgjedhja e minifabulave nga librat: 

? “Stina e balonave” (1979)

? “Festa e Abetares” (1981)

? “Shtëpiza e pëllumbave” (1986)

? “Syri” (1988)

? “Legjenda e Epidamnit” (1989), dhe 

? “Tri shkronjat e Hënës” (1990)

 Autori

Moikom Zeqo (3 qershor 1949 - 15 qershor 2020) ishte poet, gazetar, mësues, arkeolog (arkeologu i parë nënujor në Shqipëri), politikan (ish- deputet dhe ish-Ministër i Kulturës) dhe muzeolog (ish-Drejtor i Muzeut Historik Kombëtar). Ai është krahasuar edhe me Zhyl Vernin nga Odise Paskali për tregimet për fëmijë, që ka shkruar. Vepra e tij e pashembullt në letërsinë shqiptare përfshin më tepër se njëqind e pesëdhjetë (150) libra me poezi, fabula, vjersha, legjenda, tregime, prozë, studime arkeologjike e kërkimore dhe shkrime politiko-kulturore.  Në vitin 1971, u diplomua në Universitetin e Tiranës për filologji dhe letërsi. Më vonë u diplomua edhe për histori e arkeologji, si dhe ka bërë studime pasuniversitare në Romë, në Athinë, dhe në Washington D.C. Mban titullin “Mjeshtër i Madh” dhe “Kalorës i Urdhrit të Gjergj Kastriot Skënderbeut”. 

Librat për fëmijë: 

1. Kalorësit Dardan, 1977 - tregime 

2. Stina e balonave, 1979 - vjersha

3. Heroi i detit Nanas dhe shpendi i tokës Guraks, 1980 - tregime

4. Pedagogu i Kopernikut, 1980 - tregime

5. Festa e Abetares, 1981 - vjersha

6. Skulptori i dëborës, 1983 - vjersha 

7. Det O Det, 1984 - vjersha

8. Ditët 1984, - poezi

9. Shtëpiza e Pëllumbave, 1986 - vjersha

10. Çudia e fluturimit, 1987 - vjersha

11. Syri, 1988 - vjersha

12. Njëqind zemra, 1989 - poezi

13. Legjenda e Epidamnit, 1989 - vjersha dhe poema

14. Tri Shkronjat e Hënës, 1990 - poezi dhe vjersha

15. Princi i Vjeshtës, 1996 - përralla, tregime dhe skica

16. Vjeshta e princit, 1998 - tregime

17. Tre Libra në Një: për fëmijë 100 vjeç dhe pleq 10 vjeç,  2002 - tregime

18. Enigma E.Y. dhe kalorësit dardanë: tregime për pleq 10 vjeç dhe fëmijë 100 vjeç, 2012

19. Kësulëkuqja fluturuese dhe pedagogu i Kopernikut: tregime për pleq 10 vjeç dhe fëmijë 100 vjeç,2013

20. Si ta mësojë peshku abetaren?, 2014 - vjersha  

21. Ëndrrat e Gjegj Kastriot Skënderbeut: tregime për pleq 10 vjeç dhe fëmijë 100 vjeç, 2019 

 

Fragmente nga libri

1) GJYSHI MOIKOM

2) Gjyshi Moikom, i moçëm plot thinja, di shume?? përralla te? mira.

 Ne? dhomë babai librat ka vënë, në libra ka ngjarje, kafshe?, dhe këngë.

 Por unë akoma nuk di te? lexoj, ndaj përralla nga gjyshi netëve dëgjoj.

 Si libër është gjyshi qe? tregon vete?, i pari libër qe? njoha ne? jete?.

3) MILINGONA DHE ELEFANTI

Njëherë një milingonë  me elefantin u njoh. Dhe për miqësi e ftoi në shtëpi.

Elefanti pranoi,  shkoi të hyjë brenda, shtëpinë e milingonës  s’ia zuri... as këmba!

4) SYTË E BUFIT DHE TRUMCAKU

Po mburrej bufi për sytë e tij: “Kam sy të mëdhenj, sy mrekulli!”

E ndjeu trumcaku e me bufin qeshi: “Sytë e tu, o buf, s’shohin ç’ndrit dielli!

Sado të mëdhenj që sytë ti i ke, ditën me ta asgjë dot nuk sheh!”