Balerini dhe koreografi Graciano Tagani dhe moderatorja Argjira Spanca kanë deklaruar për herë të parë publikisht, se po jetojnë një histori dashurie. Në “Trotuar”, të dy u vunë në siklet nga moderatori Edi Manushi, i cili kërkoi nga të gjithë të pranishmit në panel që të ngrinin dorën kush ishte 'single'.

Argjira dhe Graciano nuk i ngritën duart dhe pas lajmeve më të fundit që kanë qarkulluar në rrjetet sociale, konfirmuan në këtë mënyrë lidhjen e tyre. Reagimet në emision nxitën dyshen të fliste, por 'i zhgënjyeri' rezultoi të ishte Manushi, i cili tha me humor se nga Argjira priste më shumë.

Graciano, gjatë kësaj deklarate ku konfirmojnë lidhjen e tyre tha një fjali mjaft romantike: 'Që në fillim e dija që do të ishte e imja!'

Disa ditë më parë, në një intervistë, Graciono u shpreh se po jetonte një histori dashurie dhe madje çifti kanë nisur edhe bashkëjetesën.

Edhe pse në atë moment ai zgjodhi që të mos e bëjë publike emrin e vajzën që i ka rrëmbyer zemrën, burime për “Panorama” kanë bërë me dije se partnerja e Gracianos është moderatorja nga Kosova, Argjira Spanca, me të cilën balerini bashkëpunon prej disa muajsh në programin “E Diell”.