Duncan Laurence i Hollandës - mbreti në fuqi i Eurovisionit - ka pasur një sukses ndërkombëtar me këngën e tij "Arcade", duke thyer Billboard Hot 100 në Shtetet e Bashkuara me 1 miliard shikime. Dhe tani e dimë se cilat këngë të Eurovision 2021 mund të ndjekin hapat e tij, sipas tabelës Spotify Global Viral Top 50.

Deri më 21 maj, në prag të finales, 4 këngë nga Eurovision 2021 kishin hyrë në listë.

"SHUM" - Ukraina

Kënga përfaqësuese e Ukrainës aktualisht kryeson në listën e Spotify. Kënga qëndron në vendin e pestë, prapa këngëve "Castaways" nga The Backyardigans dhe "Dick (feat. Doja Cat)" nga StarBoi3. Kënga, e kënduar nga Kateryna, ka të bëjë me rilindjen dhe rinovimin.

"El Diablo" - Qipro

Konkurrentja e Qipros, Elena Tsagrinou, ka arritur në vendin e 9-të në tabelë me "El Diablo".

"Mata Hari" - Azerbajxhani

Në pozicionin #11 është kënga e Azerbajxhanit, "Mata Hari".

"Je Me Casse" - Malta

Kënga e Maltës "Je Me Casse", është edhe kënga që ka arritur të mbledhë më shumë pikë deri tani nga votat në internet. Ndërsa në tabelën e Spotify qëndron në vendin e 12-të.

Tabela Global Viral Top 50 e Spotify

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by wiwibloggs (@wiwibloggs)