Ben Affleck i fali edhe një buzëqeshje të ëmbël fotografit ndërsa largohej nga shtëpia e Jennifer Lopez të mërkurën në mëngjes.

Aktori 48-vjeçar u pa i lumtur në makinën e tij duke dalë nga rezidenca e JLo.

Thashethemet për një rikthim të mundshëm të çiftit kanë nisur për herë të parë në fund të prillit, kur Affleck dhe JLo u panë jashtë shtëpisë së saj në LA, pas ndarjes së këngëtares nga Alex Rodriguez. Të dy më vonë shijuan një udhëtim në Montana, ku u fotografuan më 8 maj.

Që nga ajo kohë, Lopez dhe Affleck janë takuar me njëri-tjetrin në Los Angeles, ku jeton Affleck, dhe Miami, ku Lopez ka shtëpinë e saj.

Një burim i afërt me këngëtaren mësohet të ketë thënë për “People” se ajo kaloi këtë fundjavë në Los Angeles për arsye biznesi, por gjithashtu donte të kalonte kohë me Affleck.

"Ata do të vazhdojnë të udhëtojnë midis Los Angeles dhe Miami-t",- tha burimi pranë çiftit. "Janë shumë të lumtur bashkë".

"Kjo nuk është një marrëdhënie rastësore",- shton burimi. "Ata po e marrin seriozisht dhe duan që kjo të jetë afatgjatë."

Lopez dhe Affleck "po argëtohen shumë dhe duan të kalojnë sa më shumë kohë. Ata nuk duan të fshihen më”, – shton më tej burimi pranë çiftit.