Pak para se të nisë ndeshja Itali – Zvicër, pranë stadiumit “Olimpico” në Romë është përhapur një alarm për bombë, në zonën “Piazza Mancini”.

Objekti i dyshimtë brenda një makine të parkuar u vu re fillimisht nga një kalimtar. Policia ka mbërritur menjëherë në zonë, pas lajmërimit dhe ka marrë të gjitha masat për të neutralizuar zonën në kohë.

Shumë tifozë që po kalonin gjatë kësaj zone për të mbërritur në stadium, u shpërndanë me ndërhyrjen e policisë, si edhe shumica e rrugëve rreth e rrotull u bllokuan për të lejuar operacionet.

Vijojnë hetimet për të mësuar kush fshihet pas kësaj ngjarjeje, ndërkohë që pas pak minutash pritet të nisë në “Olimpico” ndeshja Itali – Zvicër, e vlefshme për fazën e dytë të grupeve, në Euro 2020.