Ndoshta emrin e tij nuk iu ka rënë rasti ta dëgjoni shpesh, por me siguri kur t’ju përmendim mbiemrin do ta kuptoni se vjen nga një familje e njohur artistësh. Kristi Aliaj Dragot, nuk është vetëm djali i artistit Robert Aliaj, por është edhe një njeri i suksesshëm në fushat që ai ka zgjedhur të ndjekë. Kjo intervistë është përqendruar në pasionin e tij për parfumet. Në fakt, për të parfumet nuk janë vetëm një pasion, por i ka kthyer në një profesion, duke e zhvilluar gjithnjë e më shumë prirjen e tij dhe duke u bërë një ekspert në këtë fushë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Krist D. (@kristdragot)

Në këtë intervistë për revistën Class, Kristi i është përgjigjur çdo pyetjeje që mund të keni pasur për parfumet! Zbuloni gjithçka që ndoshta nuk e keni ditur për parfumet.

Si lindi dëshira jote për t’u marrë me parfumet?

Më duket se ka diçka tek unë, që e kam hundën shumë të zhvilluar. Dhe është një shqisë primare që mua më thotë shumë shpejt nëse e kam qejf një gjë ose jo. E kam te hunda, e kam edhe te sytë, por te hunda e kam më të fortë akoma. Te sytë ka edhe kompleksitete, ka kënde, ka situata, ka ngjyra. Hunda është shumë e drejtëpërdrejtë. Dhe aty lindi interesi. Ishte shumë instiktive dhe u futa për ta zhvilluar më shumë. Fillova krijova një interes ndaj hundës sime dhe parfumeve. Erdhi në një mënyrë shumë natyrale, pa shumë mendime, gjykime dhe influenca.

Ia nisa shumë shumë thjesht. Fillon me ca parfume si Bloom, shumë të thjeshta që kanë erë të freskët. Pastaj kalon diku dhe nuhat një gjë tjetër dhe do të hetosh më shumë. Kështu rritet interesi.

Çfarë të duhet për të qenë një specialist parfumesh?

Për të qenë një specialist parfumesh të duhet asgjë dhe çdo gjë. Duhet të kesh një pasion, duhet të kesh hundën shumë kurioze. Dhe duhet të kesh edhe një dëshirë për të studiuar, për të bërë kërkime. Duhet të jesh aktiv, por nuk ke nevojë të kesh asnjë lloj backgroundi.

Cili është për ty parfumi më i mirë në botë?

Parfumi më i mirë në botë për mua nuk ekziston. Është pak pyetje paradoksale. Nuk e di për mua cili është pafrumi më i mirë në botë. Për mua s’ka parfum më të mirë në botë. Ka parfume referencë, që kanë ndryshuar shumë gjëra [me kohën], që kanë dhënë trende, që kanë punuar shumë mirë. Ka gjithmonë periudha kur kam të preferuar parfume të caktuar.

Ndërsa parfum të preferuar nuk kam vetëm një, ky është problemi.

I ndan sipas stinëve?

Stina influencon pak, por jo edhe shumë. Pastaj stina nuk është për mua një element deçiziv për një parfum apo një tjetër. Unë ndjek atë instiktin tim. Unë kam shumë qejf tani një parfum që quhet Megamare nga marka italiane Orto Parisi, që mban erë si det i pisët. Si referencë detin e kemi me pastërti me situata idilike… Unë doja, dhe e gjeta në fakt, doja një aromë që mbante erë si det i pisët… Këtë e përdor shpesh.

E çuditshme!

Shumë e çuditshme, në fakt!

Si mund ta zgjedh parfumin perfekt për vete? Ku duhet të bazohem?

Ka shumë gjëra, në përgjithësi është një gjë estetike. Domethënë duhet të shikosh si sillesh, si vishesh, njerëzit që frekuenton. Punën që ke, ndaj është një punë shumë komplekse dhe duhet ta bësh ti zgjedhjen, jo dikush tjetër të ndikojë.

Arrin të kuptosh diçka për një person vetëm nga parfumi që ai përdor?

Arrin të kuptosh shumë! Arrin të kuptosh idetë që mund te ketë, dëshirat që mund të ketë. A është një njeri që mendon shumë për aspektin estetik? Kupton shumë!

Ka shumë njerëz që preferojnë të vendosin më shumë se një parfum njëherësh. A ka një sekret për miksimin e parfumeve?

Unë them se sekret nuk ka! E them shumë thjeshtë: Unë nuk do miksoja asnjëherë një produkt final. Sepse parfumieri që e ka bërë atë, e ka menduar si të nxjerrë një produkt të finalizuar, siç është produkti, i kompletuar. Për mua është absurde që një produkt të kompletuar ta miksosh me një tjetër produkt të kompletuar. Jo! Mos e bëj!

Ku duhet aplikuar parfumi që të mbajë më gjatë?

Unë kam qejf ta aplikoj brenda rrobave, në lëkurë. Te qafa! Ose nëse ke qejf, te rrobat e tua të preferuara. Mban akoma edhe më gjatë.

Për sa kohë pas hapjes mund të përdoret një parfum?

Ky është një debat shumë i madh. Mbi të gjitha varet nga përbërja e parfumit. Materiali që është përdorur, si është përdorur ky material, ingredientët që janë përdorur. Varet nga shumë gjëra. Por për siguri, kompanitë janë të detyruara të japin një datë. Shumica e kanë afatin 36 muaj, nga 1 vit deri në 36 muaj. Por në eksperiencën time, kam parfume që i kam blerë që para 6 apo 10 vjetësh, që janë akoma shumë mirë. I kanë humbur pak notat e para, por baza e parfumit është akoma aty dhe ndihet shumë mirë.

Ndodh që aroma e parfumit ndihet ndryshe nga njëri person te tjetri? Çfarë ndikon?

Në fakt, në teori, kur prodhohen parfumet nuk ka mundësi të dalin me aromë ndryshe. Nuk ka mundësi! Për çdo person duhet të ndihet pak a shumë njësoj. Se përndryshe ka probleme e debate të tjera. Por ndodh sa herë që ka persona që kanë një lëkurë që është shumë e yndyrshme ose shumë e thatë. Dhe aty parfumi ose merr pak, ose jep pak më shumë, zgjat pak më shumë. Kjo varet pastaj nga balanca hormonale… ka shumë, shumë gjëra të tjera. Por normalisht, një parfum te të gjithë duhet të ndihet pak a shumë njësoj, përndryshe është “fake” parfumi.

A është parfumi diçka shumë personale për t’ia dhuruar dikujt?

Jo fare, se është një mënyrë e lezetshme edhe për ty vetë si blerës të vihesh në një pozitë që të mendosh se si dhe ç’lloj parfumi do t’i blesh personit në fjalë. Është një lojë e lezetshme që unë kam qejf ta loz shpesh.

A duhet vendosur parfum në një intervistë pune?

Është shumë personale. Unë mendoj që në jetë duhet të merret një lloj risku. Në këtë rast do marrësh riskun të bësh një gjë që ty të pëlqen shumë, njësoj si bërja e thonjve, grimit etj. Duhet të merret risku në një moment. Pastaj ka gjithmonë parfume që përshtaten me situatën, që nuk tërheqin shumë vëmendje, varet nga puna, nga personalieti yt. Por riskun duhet ta marrësh në një moment. Mund të kesh reagim shumë të mirë, mund të kesh reagim shumë të keq.

A mund të na tregosh një fakt interesant që nuk e dimë për parfumet?

Atëherë, ka një ekstrakt natyror, që quhet wood. Një kilogram wood kushton më shumë se një kilogram flori. Më shumë se një kilogram flori!

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Revista | CLASS | MAGAZINE (@revistaclass_)