Babai i Meghan Markle, Thomas Markle, tha se ai do ta çojë të bijën dhe Princin Harry në gjyq, në mënyrë që të mund të shohë nipin dhe mbesën e tij, Archie dhe Lilibet.

"Unë do të bëj kërkesë në gjykatat e Kalifornisë për të drejtat për të parë nipin e mbesën time në të ardhmen shumë të afërt," -tha 77-vjeçari për Fox News nga shtëpia e tij në Rosarito, Meksikë.

Ai shtoi se shpresonte që Mbretëresha Elizabeth II dhe anëtarët e tjerë të familjes mbretërore të mos "ndëshkonin" nipin dhe mbesën e tij për "sjelljen e keqe" të Dukës dhe Dukeshës së Sussex.

“Archie dhe Lili janë fëmijë të vegjël. Ata nuk janë politikë. Ata nuk janë gurë shahu. Ata nuk janë pjesë e lojës,” tha ai. "Dhe ata janë gjithashtu mbretëror dhe kanë të njëjtat të drejta si çdo mbretëror tjetër."

Ndërkohë që Thomas nuk ka ndërmend të ndalet me deklaratat e tilla, Meghan foli në lidhje me marrëdhënien e tensionuar me babanë e saj, duke thënë se ajo kurrë nuk mund të "pajtohej" me të, për fotot që i dha shtypit dhe publikimin e një letre personale përpara dasmës së saj me Harry-n, në 2018-ën.