Jennifer Lopez tronditi rrjetin me fotot e saj të fundit nga ditëlindja e 52-të – një dhuratë që këngëtarja e famshme u bëri të gjithë fansave të saj. Më në fund, zyrtarizoi lidhjen me Ben Afflect duke postuar një foto me një puthje romantike me të.

Reagimi i rrjetit ishte thjesht “uuuaaaaauuu”, jo vetëm për dhuratën speciale që këtë herë e bëri vetë këngëtarja, por edhe për shkëlqimin që ylli i "Booty" tregon në çdo dalje të saj.

JLo i mahniti të gjithë edhe me veshjen këtë herë nga jahti luksoz; bikini portokalli nga ‘Valentino’ dhe një kimono të verdhë nga ‘Dolce & Gabbana’. Pamjen ia zbukuronte më tej edhe një kapelë nga ‘Nick Fouquet’, së bashku me aksesorë gold dhe bizhuteri.

Si gjithmonë, lëkura i shkëlqen falë kujdesit dhe produkteve të linjës së saj, “JLo Beauty”, të cilën këngëtarja kohët e fundit e ka ndarë edhe me fansat në mediat sociale.

Por, cila është pyetja e të gjithëve? Natyrisht, sa është çmimi i rrobave të banjës?

Këto bikini portokalli nga “Valentino”, të cilat shfaqen së bashku me logon e markës "V" me linja gjeometrike, mund të gjenden vetëm me pakicë. Rrobat e banjës kushtojnë secila nga 335 euro deri në 650 dollarë, në MyTheresa.com.

Nëse do të kërkoni më tej për çmimin e të gjithë veshjes, vështirë ta imagjinoni shifrën. Krahas aksesorëve që mban, mos harroni edhe sandalet me platformë të këngëtares.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Jennifer Lopez (@jlo)

Ndonëse kohët e fundit, ka qenë frymëzim për marka të famshme këpucësh, zakonisht të preferuarat e saj janë stilet me platformë. “Slick Woods x The Korors”, “Alexander McQueen” dhe “Renee Caovilla”, markat kryesore “Reebok”, “Adidas” dhe “Nike” janë disa prej emrave që JLo beson më shumë, por njëkohësisht, edhe stilet verore me platforma nga “Bottega Veneta”, “Femme”, “Charlotte Olympia” dhe “Christian Louboutin” janë gjithashtu të preferuara të artistes.