Ok, mund t’ju duket pak e çuditshme në fillim, por ja që këtë kombinim e ka konfirmuar edhe natyra (mendoni tokën dhe këtë pallua të mrekullueshëm më dy ngjyrat ideale) kështu që nëse pyetja që mund t’ju lindë përsëri ‘a mund të kombinohen bashkë bluja dhe e gjelbra’, përgjigjja është “Po” pa u menduar dy herë.

Disa prej ikonave të njohura të modës e kanë zgjedhur blunë dhe të gjelbrën shpeshherë për disa prej eventeve të tyre më të rëndësishme, por këtë verë, edhe për vajzat e njohura në Shqipëri, ky kombinim ka qenë 'In' dhe për këtë, ka disa arsye.

E gjelbra është një ngjyrë mjaft e guximshme, në fakt, që nuk e shihni aq shpesh sa ngjyrat e tjera pak më të ngrohta, por nëse Meghan Markle zgjedh të veshë një fustan sateni, kush nuk do përpiqet ta kopjojë si ajo?

Bluja dhe e gjelbra është një kombinim ngjyrash disi i rrallë, por në fakt i mrekullueshëm.

Modelja e njohur, Joan Smalls, zgjodhi të veshë në një dalje të saj një palë pantallona sateni të gjelbra me një kësmishë të tillë blu dhe kaq u desh që kombinimi të shihej pas saj gjithandej.

Joan Smalls

Edhe vajzat shqiptare kanë preferuar këtë verë që të guxojnë më shumë në veshjet e tyre dhe, pse jo, ta provojnë një kombinim të tillë duke tërhequr vëmendjen e të gjithëve.

Egreis Gjergjani, Lori Hoxha, Xhensila Myrtezaj, Zaimina Vasjari, Sara Hoxha janë vetëm disa prej vajzave të njohura që kanë zgjedhur kombinimin blu – e gjelbër.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Egreis Gjergjani (@thestilettomeup)

Kombinimi i ngjyrave të forta, nuk është e thënë të jetë gjithmonë i pritshëm. Pra, mos prisni që secila prej këtyre ngjyrave më vete, të kombinohet gjithmonë me një pastel apo neutral. Një blu kobalti me të gjelbër krijon një dyshe ngjyrash të fuqishme dhe të ndritshme.

Nëse e zgjidhni këtë kombinim ngjyrash, do të dukeni më elegante dhe me klas.

Një nga kombinimet që mund t’ju bëjë të shkëlqeni si me aksesorët e argjendtë, ashtu edhe me ata të artë. Të paktën, vajzat e njohura të modës, ju bindin për këtë.

Në ditëlindjen e 35-të të partnerit të saj, Sara Hoxha zgjodhi një fustan sateni me ngjyrat blu dhe të gjelbër, çmimi it ë cilit në internet është 495 dollarë.

Po kështu, mund të shikoni edhe çmimin e një veshjeje tjetër të ngjashme me atë të Zaimina Vasjarit.

Apo t’i lëmë më mirë çmimet? Ok, tani shikoni kombinime të tjera…

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by @styleeshlee

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Alexandra Bra?z (@brazszandi)

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Gloria (@glassberrycupcake)

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Veronika Maria (@hexenkraut.veronika)

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by RACHEL GOURLEY (@rachelgourley_beauty)