Netflix do të kërkojë që ekipet e disa produksioneve të saj në SHBA të vaksinohen kundër COVID-19, një masë që vjen ndërsa varianti Delta vazhdon të përhapet në të gjithë vendin.

Gjiganti i transmetimit kohët e fundit njoftoi se në këtë klasifikim do të përfshihen ekipet dhe të gjithë ata që janë në kontakt tue ngushtë me ta.

Sipas raportit, Netflix planifikon të bëjë disa përjashtime nga politika e re e vaksinimit, duke përfshirë arsyet e moshës, mjekësore dhe fetare.

Netflix e konfirmoi masën, por nuk pranoi të komentojë më tej.

Masa të ngjashme janë marrë nga ndërmarrjet përfshirë Facebook dhe Google për punonjësit që kthehen në zyrat e tyre dhe Presidenti Joe Biden pritet të njoftojë të enjten se punonjësit federalë do të duhet të vaksinohen ose të japin miratimin për testime të rregullta.

Apple, ndërkohë, thuhet se po planifikon një politikë të detyrueshme të kthimit në punë. Kompania gjithashtu do të fillojë të kërkojë maska në dyqanet me pakicë të Apple për klientët dhe punonjësit, pavarësisht nga statusi i vaksinimit të tyre.