Kur në trupin tonë është një sasi shumë e madhe e toksinave, është e nevojshme që të largohen sa më shpejt. Toksinat që grumbullohen në trup e kanë origjinën nga ushqimi dhe pijet që konsumojmë, por edhe nëpërmjet lëkurës dhe ajrit të ndotur që thithim.

Simptomat e mëposhtme tregojnë që trupi është plot me substanca të dëmshme për ne:

- fryrja e barkut

- një ëndërr e keqe

- lodhje konstante

- era e keqe e gojës

- ngjyra e gjuhës e bardhë në të verdhë

- ndjeshmëria më e fortë e aromave

- lëkura problematike dhe dhimbja e kokës

Toksina mund t’i largojmë në këto mënyra:

Sauna, sepse djersitja mundëson heqjen e toksinave nga trupi.

Heqja dorë nga ushqimi për një kohë të shkurtër. Është një mënyrë që t’i jepni trupit tuaj një shans për të marrë një pushim nga ushqimi i rëndë. Mundohuni që të hiqni dorë nga ushqimt e rënda të paktën një herë në javë.

Konsumi i ushqimeve të zgjedhura. Sigurohuni që të konsumoni sasi të mjaftueshme të perimeve dhe sidomos ushqimet që duhet të jenë pjesë e dietës tuaj si brokoli dhe koriandra (Coriandrum sativum).